Ushqimet/ Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Feb 7, 2023 | 23:42
SHPËRNDAJE

Përgjithësisht Europianët kur blejnë ushqim, nisën nga çmimet duke i kushtuar rëndësi kostos, ndërsa shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë në një mase të madhe kur blejnë ushqim udhëhiqen nga shija.

shporte

Studimi “Future Of Food” që i dedikohet vendeve në zhvillim të Europës tregon se rreth 37% e popullsisë në Shqipëri dhe 36% e popullsisë në Kosovë kanë kriter shijen kur blejnë ushqim.

Vetëm 40% dhe 365 e shtetasve nga Shqipëria dhe Kosova përkatësisht e kanë koston si kriterin kryesor, ndërsa për shtetet e tjera të Europës Lindore, ky tregues varion nga 50 në 75%.

Qytetarët luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës së sistemeve tona ushqimore. Prandaj qëndrimet dhe perceptimet e tyre janë të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe preferencat e ushqimit.

Anketa online në vendet në Zhvillim të Evropës që u krye gjatë 15 dhjetorit 2022 dhe 16 janarit 2023, tregoi se kur blihet ushqim, 53 për qind e konsumatorëve në vendet në zhvillim të Europës nisën nga kosto, 34 për qind nga shija dhe 30 % nga vlerat shëndetësore. Këto janë tre faktorët kryesorë ndikues tek konsumatorët e vendeve në zhvillim të Europës.

Pothuajse një në tre persona konsideron sigurinë e ushqimit të rëndësishme (27 për qind). Ushqimet organike, ndikimi mjedisor, pak ose aspak pesticide, përpunim i ulët, origjina gjeografike janë faktorë të tjerë të rëndësishëm ndërmjet 8 dhe 12 për qind.

Megjithëse kostoja është shtytësi kryesor që ndikon te konsumatori blerjen e ushqimit, po ka disa variacione në varësi të vendeve. Pothuajse në çdo vend, kostoja është faktori që dominon në blerje, shumë mbi mesataren në Lituani psh 75 për qind e të anketuarve thonë kostoja është kriteri më i rëndësishëm kur blejnë ushqim.

Ndër të gjitha vendet, vetëm në Shqipëria dhe Kosovë shija konsiderohet të jetë më e rëndësishme.

Studimi tregon se prirja për tu nisur nga kosto ndryshon sipas nivelit të arsimit. Psh njerëzit e arsimuar balancojnë koston me përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme.

Prirja për të blerë dhe konsumuar ushqim me preferencë shijen ulet ndjeshëm ndërsa njerëzit rriten dhe merr rëndësi gjithnjë e më shumë cilësia e ushqimeve, nëse janë të shëndetshme kanë apo nuk kanë pesticide etj.

Gjithashtu Shqipëria u shqua ndër vendet Europiane në Zhvillim për larmishmërinë e ushqimit të konsumuar. Lituania (54 për qind) dhe Shqipëria (53 për qind), kishin përqindjen më të lartë të njerëzve që i kushtojnë rëndësi shumëllojshmërisë së ushqimit./Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura