“Uroj që krisja mos të shkojë në thyerje”, Rama mesazh Metës: Do bëjmë çmos për ta ngjitur, por…

Nov 6, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, ka treguar se mes institucioneve ka një krizë kushtetuese, por sipas tij ai po mundohet që mos të shkojë në thyerje.

Më tek numri një i qeverisë, i tha kreut të shtetit se duhet të punojmë të dyja palët ta ngjitur, pasi kjo krizë mund të shmanget.

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi2

PJESË NGA DEKLARATA

Ky është moment delikat se është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm uroj me gjithë zemër që kjo të mos bëhet një qëllim që shkon përtej dekretimit të Sandër Lleshit.

Unë e di shumë mirë që vendi ka parë shumë e shumë, kryeministra që talleshim me presidentët, apo i thoshin horr bulevardi, ka parë president që nuk mblidhnin këshillin e sigurisë se nuk u shkonin, apo që betoheshin me mustaqe e pastaj shërbenin të rruar.

Edhe ne kemi tonat, nuk jemi pa të sharë, krisja në këtë rast nuk është personale, as politike, por kushtetuese. Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e Presidentit dëshirën dhe durimin që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim.

Nëse Kushtetusja nuk do të ishte në reformim, nuk do ishim përpara kësaj vështirësisë që sa është artificiale është edhe serioze, por flakti që mungon Kushtetuesja, që punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi, nuk është mungesë e pakapërcyeshme për ne, duhet vetëm të kemi dëshirën për mirëkuptim dhe e kemi. Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin, është baza e ekzistencës mbrojtja e kushtetutës dhe e kemi dhe mungesa e Kushtetueses është e kapërcyeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura