Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vlerësohet me çmimin ndërkombëtar për “Ekselencë në edukim dhe Kërkim Shkencor”

| 11:10
SHPËRNDAJE

05636698-3d4f-4797-99c3-da6f51352772

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u vlerësua sot me një çmim ndërkombëtar, për kontributin e dhënë gjatë situatës së shkaktuar në muajt e pandemisë së koronavirusit. Çmimi u akordua nga Organizata Ndërkombëtare me qendër në Angli,”World Humaniatarian Drive” për Ekselencë në Edukim dhe kërkim Shkencor.

Çmimi Ndërkombëtar për Humanizëm, u dha gjatë ceremonisë së zhvilluar nga organizata e cila ka vleresuar ndër vite politikëbërës, lider të ndryshëm botërorë, personalitete të artit, shkencës, kulturësdhe institucione të njohura nga e gjithe bota. Sipas drejtuesve të kësaj organizate iniciativa “Yjet e Covid”,nisi në maj të këtij viti për të nderuar të gjithë ata persona dhe institucione që nëpërmjet kontributit të tyre kanë frymëzuar mijëra njerëz në mbarë botën gjatë periudhës së vështirë që izoloi gjithë botën.

“Ky kontribut i ka dhënë shpresë gjithë njerëzimit”, u shprehën drejtuesit e organizatës. Me rreth 1600 të nominuar nga 35 vende të botës, në 12 kategori të ndryshme Universiteti Mesdhetqr ishte nje prej të përzgjedhurve ne kategorinë e “Ekselencës në edukim dhe Kërkim Shkencor”, për të cilën u ndanë 10 çmime.

Gjithashtu çmime u dhanë edhe për ekselencë në shërbimin mjekësor e cila ishte dhe kategoria më e rëndësishme me misionin e saj humanitar.

Kategori të tjera të vlerësuara ishin ato për ekselencë në shërbimin, publik, mediatik,social etj.

Pa ndaluar asnjë ditë me sensibilizimin e të rinjve, analizat e thella ekonomike për krizën e shkaktuar, duke ofruar edhe zgjidhje nga ekspertët e ekonomisë Universiteti Mesdhetar dëshmon edhe njëherë që është një institucion i arsimit të lartë që ka si mision jo vetëm edukimin e brezit të ri, por zhvillimin social e ekonomik të gjithë shoqërisë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.