Universiteti i Mjekësisë, komandohet Arben Gjata

Jul 1, 2015 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit i ka besuar postin e rektorit të Universitetit më të ri në vend një tjetër mjeku, Arben Gjatës.

Ligji i ri për arsimin e lartë që parashikon zgjedhje të një rektori me mandat të plotë, ka bërë që në pak vite të krijimit të këtij universiteti, të komandohen vit pas viti tre rektorë. I vetëdijshëm për këtë, ish-rektori Ali Refatllari shprehet se ka qenë vetë ai që ka kërkuar një zgjidhje, ndonëse jo largimin. “Me përfundimin e mandatit tim përpara dy muajsh i kam kërkuar vetë ministres së Arsimit se si të veprohet për të qenë ligjor në këtë histori. Pas konsultash të vazhdueshme u vendos që deri sa të organizohen zgjedhjet, pasi ligji i ri i arsimit të lartë ende s’ka kaluar, të komandohet në atë pozicion prof.Arben Gjata”.

Ndërkaq, bëhet me dije se edhe ky i fundit është i komanduar deri në miratimin e ligjit dhe shpalljen e zgjedhjeve për rektor. Që me krijimin e Universitetit të Mjekësisë, mandati i rektorëve ka qenë 1-vjeçar dhe realizohet me dekret presidenti. Kështu, deri më tani, numri një i universitetit më të ri në vend është caktuar nga ministria e jo me votë nga trupa akademike e studentët. Refatllari mbante postin e rektorit që nga 13 marsi i vitit të shkuar. Po aq ka ndenjur në të njëjtin pozicion neurologia Jera Kruja, e para rektore e Universitetit të Mjekë- sisë. Në fillim të vitit 2013, dhjetë degë të Mjekësisë iu shkëputën Universitetit të Tiranës për të formuar me vendim qeverie një të vetëm, Universitetin Mjekësor të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura