Universitetet, emrat e fituesve në çdo degë

Sep 3, 2015 | 14:05
SHPËRNDAJE

Studentët
Studentët
Ministria e Arsimit publikon listën zyrtare të fituesve të fazës së parë. Datat e regjistrimit online

Pikët minimale të fituesit të fundit, datat për plotësimin e formularit A3

Shpallen fituesit e fazës së parë për në universitet. Ministria e Arsimit ka publikuar dje listat e fituesve për secilin nga programet e studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë publik në vend.

Gazeta boton sot fituesit e çdo dege, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin studimet universitare. Maturantët që kanë aplikuar mund të identifikojnë se ku janë shpallur fitues nëpërmjet barkodit, i cili është personal. Bashkë me listën, gazeta boton edhe pikët minimale të fituesit të fundit, i cili është pranuar në atë program studimi. Njohja e këtij pragu u shërben atyre që nuk kanë mundur të jenë fitues në fazën e parë, për të parë se sa mundësi kanë për t’u shpallur fitues në raundin pasues.

REGJISTRIMI
Maturantët që gjejnë emrin e tyre (barkodin) në listë nga data 4 shtator deri në datën 9 kanë mundësi të kryejnë procedurat e regjistrimit online. Ata kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit. Së pari, të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin, ose të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë.

“Agjencia Kombëtare e Provimeve, brenda datës 14 shtator shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues”, përcakton udhëzimi i firmosur nga ministrja Nikolla. Ndërkohë, dorëzimi i dokumenteve në sekretari mund të bëhet nga data 15 shtator deri më 19 shtator. FORMULARI A3 Prej datës 24 shtator deri në datën 28 shtator maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë online vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit nëpërmjet formularit A3.

Per te pare emrat e fituesve i lexoni duke klikuar ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura