Unikkatil rikthehet pas 3 vitesh me ‘Për qato’, kënga thyen rekord në Youtube (VIDEO)

Aug 3, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

unikkatil-640-11

Pas tre vitesh mungesë në skenë, Unikkatil ka publikuar këngën e tij më të re.

Projekti i shumëpritur nga fansat e tij vjen në versionin audio dhe nuk është realizuar me videoklip.

“Për Qato” mban titullin kënga e re e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

Kënga është e punuar nga vetë reperi në “Conqueror Records”, studion e kompaninë që ai vetë drejton.

Dhe pse në videon në Youtube janë më shumë se 428 mijë klikime shumë komentues kanë shkruar se tashmë kjo këngë audio ka mbi 1 milion klikime për shkak se akoma nuk janë bërë konfigurimet e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura