Ujmani të quhet Liqeni Trump? Hoti reagon pas propozimit të Grenell

Sep 24, 2020 | 22:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka mirëpritur propozimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.grenell

Ai ka thënë se kjo gjë mund të bëhet “në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”.

“Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukura të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj”, ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura