Udineze kërkon Kaçen

Jun 24, 2015 | 15:18
SHPËRNDAJE

Ergys Kaçe është nën vëzhgimin e Udinezes. Mediat greke raportojnë për një interesim të kujdesshëm dhe të vazhdueshëm të kësaj skuadre italiane për shërbimet e futbollisti të PAOK-ut. Kaçe ka ende kontratë me ekipin grek, por vlera e tij është gjithmonë në rritje. “Më e pakta që mund të kërkohet për një futbollist si ai është 2 milionë euro”, shkruan “PAOKmania.gr”.

Interesimi 

Kaçe u shpall lojtari më i mirë i PAOK-ut, vetëm përpara pak ditësh, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Francës, shtatshkurtri tregoi edhe një herë se mbetet një prej futbollistëve shqiptarë me shumë vlerë dhe të ardhme.

Për mesfushorin ka pasur një sërë interesimesh nga skuadra të ndryshme pranë ekipit grek, por së fundmi është Udineze që ndjek situatën e tij.

Ekipi i Serisë A ka pikasur talentin dhe formën që Kaçe ka ruajtur në skuadrën greke që ka ndryshuar disa trajnerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura