Udhëtoi me djalin e mitur për në Itali, burri nga Elbasani vjen në Shqipëri dhe…

Oct 11, 2017 | 9:28
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçar banues në Elbasan është nën hetim pasi dyshohet se ka udhëtuar për në Itali me djalin e mitur E.D, vjeç 15, të cilin e braktisur në vendin fqinj.

porti_i_durresit_udhetare_0

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë  bën të ditur se shtetasi më inicialet N.D vjeç 43, dyshohet se më datë 19.07.2017, në P K K Port, Durrës ka udhëtuar me djalin për në Itali.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.D vjeç 43, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në P K K Port, Durrës, ka udhëtuar për në Itali me djalin e mitur E.D, vjeç 15, të cilin e braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura