Udhëtim në makinë, Armina Mevlani publikon video me Shkëlzen Berishën

Mar 30, 2015 | 0:34
SHPËRNDAJE

Armina Mevlani ka publikuar një video në “Instagram” me të dashurin e saj, Shkëlzen Berisha. çifti shfaqet duke udhëtuar në një makinë që drejtohet nga Shkëlzeni, por me sa duket, ata janë treguar të kujdesshëm në zbulimin e detajeve rreth udhëtimit të tyre. 

Foto te shkeputura nga video e Armina Mevlanit ne Instagram

Në video nuk kuptohet marka e makinës, vendi në të cilin ndodhen, destinacioni i mundshëm etj., por thjesht një pasazh prej 10 sekondash nga udhëtimi i tyre.

Më herët, Armina Mevlani ka rrëfyer ne nje intreviste per suplementin “Panorama Plus” planet e saj per biznesin e modes dhe mbeshtetjen qe po i jep ne kete sipermarrje i dashuri i saj, Shkelzen Bersisha.

Në blogun personal, të ideuar nga firma që vesh princeshën Kate, do të japë dhe këshilla për dashurinë. Dy muaj pas inaugurimit të butikut të veshjeve “Delirium” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Armina Mevlani po punon për hapjen e blogut me emrin e saj, një faqe ndërkombëtare me këshilla për modën, stilin e jetës, por edhe dashurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura