U zgjodh zv/presidente e Asamblesë në NATO/ Kodheli zbulon se është uruar nga të majtë e të djathtë: Falënderoj në mënyrë të veçantë…

Nov 26, 2020 | 11:09
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja Mimi Kodheli u zgjodh tre ditë më parë zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO. 

Në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend ajo zbuloi se nuk ka pasur dallime në mesazhet e urimit qoftë nga të majtë apo të djathtë.

Ajo e konsideroi pozicionin e ri të mbushur me përgjegjësi, ndërsa bëri thirrje për bashkim me krahëve politik për gjërat që na bashkojnë.

Mimi

“Ju falënderoj për urimet e dërguara!

Falënderoj këdo, të njohur dhe të panjohur që më ka uruar dhe përgëzuar!

Falënderoj në mënyrë të veçantë kryetarin Ruci dhe kolegët e delegacionit shqiptar në Asamblenë NATO për mbështetjen. Pozicioni i zv/ presidentes së asamblesë së NATO-s është sa i lartë aq i mbushur me përgjegjësi. T’u them të drejtën në këtë sallë nuk ka pasur dallime majtas apo djathtas për mesazhet që më kanë ardhur. Le të rrimë kështu bashkë për gjërat madhore”, tha Kodheli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura