U vendosën në pranga nën akuzën e abuzimit me tendera, detaje nga arrestimi i 4 punonjësve tek Universiteti i Bujqësorit: Kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina

Sep 23, 2022 | 20:13
SHPËRNDAJE

Katër punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës kanë rënë në pranga nën akuzën e abuzimit me tenderat.

bujqesori

Të arrestuarit janë punonjësit Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; Tahir Ballgjini, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme, ata paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disamujor dhe po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tenderat”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë .

Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore  finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderat”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– A. R., 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë;

– T. B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë;

– R. S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë;

– A. M., 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura