EMRAT/ Sherr në terminalin e autobusëve, plagoset me thikë një 40-vjeçar. Policia arreston autorin

May 5, 2024 | 13:06
SHPËRNDAJE

Një sherr me thika ka ndodhur në terminalin e autobusëve në Fier, ku për pasojë i plagosur ka mbetur 40-vjeçari  Klavio Lika.

policia-fier-1

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit Altin Lamçe, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura