“Ogur i mirë”- Kryeministri Rama publikon fotot: Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit

May 5, 2024 | 12:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në Facebook dhe ka dhënë lajmin se këtë të dielë turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit.

krocer

Kreu i qeverisë thotë se ky është një ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format.

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format.

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura