U shoqëruan në polici për të sqaruar sherrin ku ishte përfshirë 17-vjeçari, baba e bir përplasen me efektivët! Thyejnë xhamat e komisariatit dhe kompjuterët

May 8, 2024 | 14:32
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij i mitur është proceduar penalisht pasi kundështuan efektivët në momentin kur thirrën në Komisariatin e Elbasanit për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë 17-vjeçari.

komisariati i elbasanit

Baba e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje”, raportoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura