U shemb nga një kamion, shtylla elektrike bie mbi një makinë në rrugë dhe zë gjysmën e korsisë

Apr 25, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Një shtyllë elektrike ka rënë mbi një makinë në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

shtylla-logo

Dyshohet se shtylla është shembur nga një kamion, që ka pasur të ngarkuar një vinç tërheqës.

Siç shihet edhe nga pamjet, shtylla është anuar në rrugë, dukë zënë  gjysmën e korsisë dhe duke vështirësuar qarkullimin.

Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi i OSHEE dhe policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura