U raportua vdekje si pasojë e një aksidenti, si 23-vjeçari përplasi qëllimisht shqiptarin në Pejë dhe u “zhduk” nga vendngjarja! Ç’deklaroi pas arrestimit (Emrat)

Apr 25, 2024 | 11:23
SHPËRNDAJE

Një 23-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se aksidentoi qëllimisht me makinë shtetasin Ilir Osmani, i cili për pasojë humbi jetën.

Ilir Osmani Sergio Jonuzi

Sergio Jonuzi raportohet se shkaktoi aksidentin me vdekje në qytetin e Pejës dhe u largua nga vendngjarja.

Fillimisht ngjarja është raportuar si aksidentale, por më pas policia e Kosovës arrestoi 23-vjeçarin duke e akuzuar se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me një automjet tip Golf.

Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se sipas deklaratave që ka bërë i riu ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sipas 23-vjeçarit viktima Ilir Osmani i ka djegur banesën.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët nuk kanë pasur një rast të hapur në polici.

Prokuroria e Kosovës e akuzon 23 vjeçarin për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orёs 17:25  nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё.

Ndërkohë trupi i pajetё i viktimёs është dërgur nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë. Sipas nga të dhënat në MEMEX, nuk rezulton që autori të këtë precedent të mëparshëm penal në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura