U plagos rëndë në Itali/ Shqiptari zgjohet nga koma dhe dëshmon për karabinierët, dyshohet se…

Aug 31, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

I riu shqiptar, i cili disa ditë më parë u braktis para një spitali në Modena të Italisë raportohet se ka dalë nga koma dhe ka dëshmuar për karabinierët. Nga spitali Baggiovara, sipas mediave italiane, 25-vjeçari ka thënë në dëshminë e tij se është dhunuar në zonën Bruciata në parkimin e restorantit “La Capannina”.

carabinieri_notte-0o

Lidhur me rastin, ka nisur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë. Sipas mediave lokale, dyshohet se ngjarja ka lidhje me konflikte në fushën e drogës dhe prostitucionit. Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk bëhet ende me dije.

Po sipas mediave italiane, hetuesit më herët, morën në pyetje dy personat që mbrëmjen e së shtunës së 25 gushtit e braktisen shqiptarin para poliklinikës së Modenas. Bëhet fjalë për dy rumunë, të cilët u identifikuan falë kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe falë të dhënave që dhanë në polici rumunët u bë identifikimi i tij.

Mbrëmjen e së shtunës, i riu u braktis para spitalit me trauma në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë e shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Duke pasur parasysh kushtet serioze, personi i dëmtuar u transferua në spitalin “Baggiovara”, në gjendje kome. Por, pas dita ditësh shëndeti i tij u përmirësua.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura