U përplas nga betonierja në Tiranë, ndërron jetë në spital motoristi

Jun 25, 2022 | 17:31
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spital 41-vjeçari, i cili u përplas nga një betoniere teksa po lëvizte me motor në afërsi të TEG-ut.

aksidenti motor

41-vjeçari me inicialet A. H., nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura