U pa për dore me një femër tjetër, këngëtari i kërkon falje publike bashkëshortes

Dec 5, 2019 | 12:58
SHPËRNDAJE

Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake u fotografua pak ditë më parë nën shoqërinë e koleges së tij, aktores Alisha Wainwright në New Orleans. Ata shfaqen duke i mbajtur dorën njëri tjetrit.

Por pas kësaj sjelljeje jo të hijshme sipas fansave, Timberlake, përmes një potimi në rrjetet sociale reagoi duke i kërkuar falje publike bashkëshortes së tij, Jessica Biel. Ai u shpreh se ky nuk është shembulli që dëshiron të paraqesë për djalin e tij, duke iu referuar fëmijës së tij të vetëm, Silas, 4 vjeçar.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që kam mundësi, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që dua. Disa javë më parë bëra një gabim të fortë në gjykim, por më lini të qartësoj. Aasgjë nuk ndodhi midis meje dhe bashkë-yllit tim. Kam pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet ta kisha ditur më mirë. Ky nuk është shembulli që dua të bëj për djalin tim. Unë kërkoj falje gruas dhe familjes time të mahnitshme që kaluan këtë situatë kaq të sikletshme dhe unë jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem ”, shkroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura