U ndërpre sot, ja kur do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Sep 4, 2018 | 20:41
SHPËRNDAJE

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të vazhdojë nesër në ora 14:00.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se këtë kërkesë e ka paraqitur propozuesi i seancës, kryeministri Haradinaj.

69ffc9cf-0e46-4019-866c-5986f87c493d-cx0-cy16-cw0-w1023-r1-s_1536085153-4026455

“Sot kemi pasur kushte për të filluar seancën, në të njëjtën kohë kemi qenë në fazën e vendimarrjes për ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi shtyerje të seancës dhe seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00”, ka thënë Veseli.

Prej orës 12 e 30 kur u tha se do të ketë pauzë prej 20 minutash, më nuk ka pasur vazhdim të seancës.

Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në 16:30, por si duket nuk pozita nuk ishte gati dhe u vendos që seanca të vazhdonte në orën 18 e 30, mirëpo nuk filloi as në atë kohë./Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura