“U kemi dhënë lekë mjekëve e infermierëve!”/ Komentuesit denoncojnë korrupsionin në spitale, Rama u kthehet: Mos i fusni të gjithë në një thes. Nuk besoj se…

Jan 13, 2021 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duket se iu është rikthyer replikave të drejtpërdrejta me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Pasi kreu i qeverisë publikoi videon nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, komentuesit nuk i kanë kursyer kritikat dhe akuzat në drejtim të qeverisë.

rama 1

Ankesat e qytetarëve vijnë pas skandalit ku një sanitare hiqej si infermiere duke i marrë para një familjareje të një paciente më Covid-19, që ndërroi jetë në spital.

“Ti mund të kesh jo 1 po 10 depo të tilla po me ato që po dëgjojmë gjynah për familjarët dhe ata që janë shtruar”, i thotë një komentues, ndërsa Rama i kthehet: “Mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe ti që dëgjon!”

Një tjetër qytetar i ankohet kryeministrit se nuk janë rimbursuar barnat për trajtimin e Covid-it, si dhe denoncoi se ka paguar nën dorë infermierët dhe mjekët.

“Po ne që e kemi të provuar e të faktuar, do kupona tatimorë të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë/ bërë për një person të sëmurë nga Covidi, apo lekët dhnë mjekëve dhe infermierëve ti mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur, por ne e kemi provuar në kurriz s’na shet dot sapunin për djath.

Rama i përgjigjet komentuesit me fjalët: “Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë që i fyen duke i futur të tërë në një thes”.

rama 1 rama 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura