U kapen me makinë pa dokumente, nuk pranojnë të shoqërohen në Polici

May 2, 2016 | 10:23
SHPËRNDAJE

Dy persona, babë e bir janë arrestuar sot në Durrës pasi akuzohen për kundërshtim të forcave të Policisë.Images

Të arrestuarit janë Flamur dhe Pëllumb Hoxha, të cilët kanë refuzuar urdhrin e oficerëve të policisë për t’i shoqëruar në komisariat, raporton “News 24”.

Kjo pasi ata u kapën duke udhëtuar me një automjet pa dokumentacion dhe që ishte në pronësi të Flamur Hoxhës.

Komunikata e Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë
shtetasit:
• Flamur Hoxha 51 vjeç, banues në Manëz, Durrës;
• Pullumb Hoxha 25 vjeç, banues në Manëz, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 01.05.2016, kanë kundërshtuar Punonjësit e Policisë së Rendit, në momentin që
kanë dashur për ti shoqëruar për verifikim në ambjentet e Komisariatit të Policisë, bashkë
me mjetin e tyre tip Volsvagen Polo me targa DR 0680 E(pa dokumentacionin përkatës),
në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për
veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik parashikuar në
nenin 236/1 të Kodit Penal.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura