U kap mat me kolegen/ Asgjë nuk i ndan Justin Timberlake dhe Jessica Biel, aktorja vendos të mos shkatërrojë familjen për një “kapje duarsh”

Dec 12, 2019 | 12:00
SHPËRNDAJE

Pavarësisht thashethemeve për tradhti, Jessica Biel ka vendosur të “mos i japë duart”  Justin Timberlake.

Mediat rozë raportojnë se aktorja dhe këngëtari janë ende së bashku, pas publikimit të videos ku Timberlake mbante duart me kolegen e tij ” Alisha Wainwright” në një ballkon në New Orleans.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit gjatë një mbledhje të kolegëve dhe anëtarëve të kastit të filmit “Palmer”.

Ngjarja bëri jehonë pasi këngëtari i kërkoi falje publikisht bashkëshortes duke thënë se kishte pirë më shumë se ç’duhet dhe mohoi çdo thashethem për tradhti.

“Jessica beson se ai nuk e tradhtoi,”– tha një burim.

Ndërsa shtoi se aktorja nuk do ta shkatërronte kurrë familjen e saj për një shtrëngim duarsh.

Gjithashtu burimi tha për People se Jessica e inkurajoi Justin të vinte deklaratën e tij në Instagram sepse ajo u ndje në siklet nga veprimet e tij dhe donte që këngëtari të merrte përgjegjësi.

Përfaqësuesit e Justin dhe Alisha thanë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre përtej asaj video të bërë virale në mediat sociale.

Ndërkohë Biel ka qëndruar në heshtje për sa i përket kësaj çështje duke vazhduar akoma të mbajë unazën e martesës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura