U ekzekutua në atentat mafioz në Tiranë, detaje nga e shkuara e viktimës

Feb 25, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

66-vjeçari Behar Sofia i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë me armë zjarri me silenciator ishte biznesmen.

News 24 raporton se viktima rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilave në disa raste u janë vendosur tritol.

Po ashtu mësohet se ai prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi teksa aktualisht ishte duke u verifikuar për pastrim parash.

Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë zjarri me sileniciator.

LEXO EDHE

EMRI/ U qëllua me armë silenciator pranë “Piramidës”, ndërron jetë në spital i plagosuri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura