EMRI/ U qëllua me armë silenciator pranë “Piramidës”, ndërron jetë në spital i plagosuri

Feb 25, 2021 | 9:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/Personi, i cili u plagos me armë zjarri silenciator ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 9:00 pranë “Piramidës” në kryeqytet. 


Fillimisht u raportua për një person të plagosur me dy plumba dhe u dërgua në spital për mjekim, por për fat të keq i plagosuri nuk i mbijetoi plagëve.

Nga informacionet e para mësohet se personi është qëlluar me armë zjarri me silenciator nga persona ende të paidentifikuar.

Raportohet se viktima është identifikuar si Behar Sofia rreth 66 vjeç.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policise

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura