U diagnostikua me kancer të vezoreve, producentja shqiptare rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë! Mesazhi i fortë që jep

Oct 21, 2021 | 13:57
SHPËRNDAJE

Producentja e filmave, Vjosa Berisha muajin mars të këtij viti është diagnostikuar me kancer të vezoreve.

vosja berisha (18)

Gjatë një interviste, ajo tregoi se lajmi ishte shok për të dhe familjarët e saj. Megjithatë, Vjosa Berisha nuk e lejoi sëmundjen ta mposhtë, duke mbledhur të gjitha forcat dhe nisur jetën normalisht.

vosja berisha (17)

Edhe pse iu është nënshtruar një operacioni për heqjen e kancerit, ajo vazhdon të ushtrohet në palestër dhe momentet i ndan me ndjekësit në Instagram, duke inspiruar të gjithë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ajo u shpreh se është njeri praktik dhe e ka trajtuar kancerin si çdo sëmundje tjetër.

vosja berisha (16)

“Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo.

vosja berisha (10)

Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo për “Prive”.

vosja berisha (7)

Vjosa Berisha rrëfeu edhe njohjen me producentin, Fatos Berisha, me të cilin ka një djalë, Lekën.

Ajo u shpreh se sapo ishte kthyer nga Londra kur u takuan së bashku dhe brenda 1 viti dashuria e tyre u kurorëzua në martesë.

vosja berisha (14)

Producentja tregoi se kanë 28 vite së bashku dhe “dhënia e hapësirës ndaj njëri-tjetrit” është sekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre.

vosja berisha (6)

“Sa u ktheva nga Londra jemi takuar rastësisht me Fatosin. Jemi takuar në një lokal, në atë kohë ishte e pakënaqur që u ktheva në Prishtinë, doja të qëndroja në Londër. U njohëm përmes miqve në fund të dhjetorit 1992. E kam “rrotulluar” pak derisa u lidhëm në shkurt. Atëherë nisëm të dilnim bashkë dhe brenda një viti i përmbyllëm të gjitha, ngela shtatzënë, u fejova, u kurorëzova.  Kemi gati 28 vite bashkë. Sekreti i kësaj marrëdhënie afatgjatë është të mësuarit për t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit. E kemi mësuar rrugës”, përfundoi ajo.

/Panoramaplus.al

vosja berisha (15) vosja berisha (13) vosja berisha (12) vosja berisha (8) vosja berisha (9) vosja berisha (5) vosja berisha (6) vosja berisha (4) vosja berisha (3) vosja berisha (1) vosja berisha (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura