“U blenë me leje ndërtimi, e me para”- Basha i përvishet ‘opozitës së re’: Janë mall në duart e Qeverisë. Halli i Ramës është vetëm….

Jul 10, 2020 | 15:03
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se halli i vërtetë i Edi Ramës sipas tij nuk janë listat e hapura të deputetëve në zgjedhje, por heqje e koalicioneve para zgjedhore.

Kreu i PD-së tha sot se Kryeministri e ka tmerr të përballet në zgjedhje me koalicionin e bashkuar opozitar.

Basha ka komentuar dhe qëndrimin e opozitës së re, teksa i quajti ata ‘individë që nuk përfaqësojnë askënd”, madje shtoi më tej se janë “mall i blerë nga qeveria”.

Sipas kryedemokratit partitë e vogla në Kuvend u blenë me para, me leje ndërtimi dheme premtime për t’u nxjerr njerëzit nga burgu.

“Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por për koalicionet para zgjedhore, që përherë ka qenë në Kushtetutë dhe në një e drejtë partive garuese. Ky është halli i Edi Ramës, pra sot ranë dhe dorezat, por ranë edhe maskat. Ka vetëm një tmerr Edi Rama, zgjedhjet përballë koalicionit opozitar. Kishte vënë përballë një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë grupim njerëzish, njerëz që u blenë me lekë të thata me leje ndërtimi dhe me premtime për t’u nxjerr njerëzit nga burgu. Ata nuk përfaqësojnë me as familjet e tyre, dhe u shndërruan në mall të blerë nga qeveria. Ose ndryshe “Balla opozita’

Propozohen heqjen e koalicioneve, këta që janë me të interesuar për koalicionet, ishin këta që propozuan rritjen e pragut, ndërkohë që janë këta më të interesuarit për prag sa më të ulët”, tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura