“U bënë çift gjatë një konflikti dhe u ndanë me inate”- Ronela Hajati dhe Young Zerka i japin fund pas 5 vitesh

| 13:03
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ronela Hajati ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej shumë më shumë se pesë vitesh, Young Zerka.

Para pak ditësh, këngëtarja u shpreh se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar te puna.

Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës. Ajo theksoi se është e kotë të kërkosh gjëra, për të cilat nuk e di nëse do të ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm, e fokusuar te puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha këngëtarja e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ndërkohë, Zerka këtë herë ka heshtur, por duket se qëndrimin e tij ndaj kësaj marrdhënieje e bëri të qartë muaj më parë. I ftuar gjatë një emisioni tek “Ora News”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që kishte me Ronelën.

Ai tregoi përse ishte aq i rezervuar kur vinte puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk kishte vendosur për të krijuar familje, ndonëse kishin 5 vite bashkë.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka”, u shpreh ai.

I pyetur se si po shkonte lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkroi fare shkurt duke thënë: “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë, shyqyr Zotit”.

Dhe për sa i përket dashurisë së madhe, sipas fjalëve të reperit ai “mund” ta kishte gjetur. Kujtojmë që gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar momentet kur marrëdhënia e tyre ka pasur krizat e veta. Më shumë se tri vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift, duke e zyrtarizuar lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para një viti.

Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Para dy vitesh, ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri diku e dha reperi Young Zerka gjatë një interviste tjetër televizive.

Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë.

“Po a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari.

“Në kërkim të shpirtit të lirë,” tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishin zënë dhe nuk flisnin.

Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër.

U fol se kjo ishte kënga që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, ndërkohë që gjatë performancës, Ronela interpretonte dhimTë pathënat e këngëtarëve që u bënë çift gjatë një konflikti dhe u ndanë me inate personazhe bjen e saj shpirtërore për Zerkën, duke bërë edhe prekje intime në skenë, guxim ky skenik që mund të themi se u shndërrua në stil personal për Ronelën.

Ajo vetë nuk foli për ndarjen nga këngëtari, por miq të tyre treguan se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje që kishte lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin secili këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse kishte pohuar se nuk ishte gati për bashkëjetesë, nga ana tjetër kishte shprehur dëshirën që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën ra në kundërshtim me Zerkën, i cili nuk ndihej gati ta hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime.

Po si u njohën dy artistët? Sipas burimeve për “Panorama Plus”, ata u lidhën gjatë kohës që menaxhoheshin nga “Max Production”, një marrëdhënie kjo që binte ndesh me politikat e kompanisë, që në punë s’duhet të kishte marrëdhënie mes kolegësh.

Pronari i kompanisë së njohur muzikore vendosi të shkëpuste marrëdhëniet për këtë arsye, ishte thashethemi që nisi të qarkullonte në atë kohë. Ky konflikt në punë i afroi edhe më shumë me njëri-tjetrin, por tashmë thuhet se ata janë ndarë me mllef dhe inate.

Sa i përket muzikës, Young Zerka po përgatitet të dalë me një duet me Fifin.

Përmes rrjetit social “Instagram”, ata kanë publikuar fotografi të realizuara në të njëjtin vend, ndërsa kishin vënë emrin e njëri-tjetrit si dixhiturë. Ndërsa Ronela Hajati ka bërë publik bashkëpunimin me Anxhela Peristerin.

/Panoramaplus.al

       

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.