“U bë si ‘pëlhura e Penelopës’”/ Tritan Shehu pyet Edi Ramen: Prej sa herësh po e inauguron rrugën Kardhiq-Delvinë?

Jul 31, 2021 | 11:27
SHPËRNDAJE

 

Dritan Shehu thotë se rruga Kardhiq-Delvinë është bërë si “pëlhura e Penelopës”. Me anë të një statusi në Facebook, deputeti i zgjedhur i PD pyet kryeministrin Rama se sa herë do ta inaugurojë këtë aks.

tritan shehu3

Sipas tij, Rama e ka gjetur të përfunduar gjysmën e kësaj rruge dhe se ajo tashme duhet të ishte funksionale që prej vitit 2015.

“Ne fakt ai është përgjegjësi i një vonese disa vjecare, dhe qe realisht dhe sot askush nuk e di kur do te përfundojë”, thotë Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Nje pyetje per Kryeministrin: Prej sa heresh po e “inaguron” rrugen Kardhiq-Delvine, ne sa copa te saj po e ben kete?

U be si “pelhura e Penelopes” ajo!

Ajo eshte nje rruge e shkurter, qe ai e gjeti te perfunduar me 2013, ne mbi gjysmen e saj, qe duhej te ishte operative prej vitit 2015, por qe akoma eshte larg asaj dite.

Dhe nderkaq Rama prej vitesh, kohe mbas kohe, boton dicka per “arritjet” e tij ne ate projekt modest, qe keshtu te jep pershtypjen se ja kalon dhe Rruges se Kombit, duke u mburur e menduar se njerezit nuk kane kujtese.

Ne fakt ai eshte pergjegjesi i nje vonese disa vjecare, dhe qe realisht dhe sot askush nuk e di kur do te perfundoje.

Kjo duket edhe nga ato foto, qe ai publikoi sot.

Si cdo gje tjeter ne Qarkun e Gjirokastres, te lene ne meshiren e fatit, te shtyre prej ketij Kryeministri vetem drejt braktisjes.

Dhe tjeter pyetje ne fund:

—Po kostoja e punimeve me rritmin e breshkes te ketyre viteve te fundit, pse eshte disa here me larte se ajo e pjeses se pare, nuk flas per tunelin ketu, flas per trasene nomale te saj, ne te njejtin terren?

—Po kostoja e restaurimit te pjese se perfunduar deri me 2013 dhe te degraduar nga abandonimi?

—Po demi ekonomik nga kjo vonese drejt infinitit?

Per keto duhet te pergjigjet Kryeministri, perpara se te publikoje ato video suksesi.

Njerezit e dine kete, nuk genjehen me duke i treguar diten ate “pelhure”, ata e dine se vjen edhe nata kur Rama cben gjithecka….pra neser asgje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura