U arrestuan me armë në brez, gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë për tre të rinjtë. Njëri i përfshirë në vrasjen e biznesmenit në vitin 2019

Mar 25, 2022 | 13:10
SHPËRNDAJE

Është zhvilluar ketë të enjte seanca gjyqësore në ngarkim të tre personave të arrestuar nga policia e Vlorës tre ditë më parë. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan teksa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë.

policia vlore

Kingji dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku mbeti i vrarë shtetasi Arben Beqiraj dhe u plagos djali i tij dhe një i aferm tjetër.

Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin ndërsa është vendosur masa “Detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura