Sherri për një xhiro me kalë shkaktoi një viktimë në mes të plazhit, kush është i “forti” i arrestuar me armë në brez. Ngjarja ku rezulton i përfshirë

Mar 23, 2022 | 9:50
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia e Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur armëpa leje të cilat i mbanin në brez.

Në pranga përfunduan shtetasit Kristo Drolli, Ariel Kingji dhe Shpati Lena.

Ndërkohë mësohet se 21-vjeçari Kingji rezulton një person i shpallur në kërkim për “Tentativë vrasje”.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet është e regjistruar në gusht  të vitit 2019 në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Në atë ngjarje mbeti i vrarë më armë zjarri shtetasi Arben Beqiraj ndërsa u plagos djali i tij dhe një i afërm tjetër, të cilët ndodheshin në lokalin në pronësi të viktimës në zonën e plazhit. Për ketë ngjarje është arrestuar tashmë shtetasi Eduart Xhezo, arrestimi i të cilit është bërë pak kohë pas ngjarjes në tetor të vitit 2019 në qytetin e Durrësit.

Viktima Arben Beqiraj dhe vendi i ngjarjes
Viktima Arben Beqiraj dhe vendi i ngjarjes

KONFLIKTI

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.

Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte. Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Ata janë identifikuar si Ariel Kingji, 18 vjeç, Çelik Lena, 20 vjeç, dhe G. Lena, të cilët janë shpallur në kërkim bashkë me 34-vjeçarin Xhezo. Sipas hetuesve, në momentin e të shtënave, Xhezo ka shkuar në lokal bashkë me një prej tre bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar në distancë.

Pas sulmit me armë, katër të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të Pyllit të Sodës duke i shpëtuar arrestimit nga forcat e Policisë, pavarësisht se në kërkim të tyre u vunë efektivë të Komisariatit të Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, të cilët mund të kenë dijeni mbi atë që ka ndodhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura