U arrestua për tritolin në banesën e Dukës, 34-vjeçari kishte shenja të djegura në dorë, ekspertët dyshojnë se…

Jan 28, 2022 | 13:38
SHPËRNDAJE

armanddukaarlenhasanajArlen Hasanaj, 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një djegie në dorën djathtë, raporton News24.

Dyshimet janë se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Prokuroria e rrethit mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin, dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura