U arrestua për pastrim parash, Gjykata italiane liron Gëzim Sallakun, Presidentin e klubit të futbollit “Darfo”

Apr 21, 2015 | 11:32
SHPËRNDAJE

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, arrestuar më 13 prill në Itali me akuzën e pastrimit të parave dhe mashtrimit është lënë i lirë. Mediat italiane bëjnë me dije se atij i është revokuar masa e sigurisë që e mbante në paraburgim. 

Gezim Sallaku

Gëzim Sallaku, president i ekipit të futbollit Darfo, citohet nga mediat italiane si pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s. 

Lajmi ne median italiane

Ai u arrestua pas hetimeve së bashku me 14 persona të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që kishte si qëllim mashtrimin me procedurat e falimentit, pastrimit të parave, vjedhjes së materialeve të ndërtimit dhe përvetësimit të aseteve fiktive. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura