“Turp! Është një pasuri,”- Florjan Binaj reagon ashpër për vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar: Ndërto të ri pa shembur të vjetrin. As popujt …

May 15, 2020 | 12:31
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Florjan Binaj ka reaguar ashpër për vendimin për e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai shprehet se Teatri është një pasuri kombëtare e shkruajtur e zeza mbi të bardhë dhe duhet ruajtur si një e tillë.

Duke e quajtur një turp vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Binaj tha se as popujt e pasur nuk i prishin pasuritë e tyre.

“E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është një pasuri! Është një pasuri. As popujt e pasur nuk i prishin pasuritë! Turp,”- u shpreh aktori

Binaj bëri thirrje për ndërtimin e një teatri të ri dhe jo shembejn e atij ekzistues.

“Ndërto një teatër të ri pa prishur të vjetrin,”- shkroi ai në një tjetër postim.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura