Turistët italianë “ia mbathën” pa paguar, pronarët e restorantit në Berat falënderojnë Melonin: Zonjë e vërtetë! Paratë do t’i ruajmë kundër “syrit të keq”

Aug 19, 2023 | 19:45
SHPËRNDAJE

Pronarja e restorantit në Berat, ku turistët italianë ikën pa paguar, Gabriela Kadena, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën që mori një vëmendje të gjerë jo vetëm në Shqipëri.

369455221_683664227115153_2651912025630009462_n-770x434

Përmes një reagimi publik, pronarët e restorantit kanë shprehur falenderimin e tyre për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e cila sipas tyre është “një zonjë të vërtetë”.

Ata thonë gjithashtu se paratë e paguara nga Meloni për faturën e turistëve, kanë vendosur që t’i ruajnë si një kujtim i gjestit të kryeministres italiane dhe “kundër syrit të keq”.

“Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar, por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata turistë italianë që ikën pa paguar na kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë!

Tashmë e thamë se kjo nuk ishte problem pasi italianët janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë në Itali kur emigruam. Ne urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!

Falënderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj!

Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi! Na nderoi shume me ardhjen në pushime në Vlorë!

Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni Viva Itali Viva Albania!”- shkroi pronarja e restorantit.

Kujtojmë se pamjet e kamerave të restorantit, ku shfaqeshin turistët italianë teksa largoheshin me vrap pa paguar morën vëmendjen e shumë mediave shqiptare dhe të huaja dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pasi u njoh me historinë vendosi të marrë përsipër pagesën e faturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura