Ka shënuar 19 gola në kampionat, sulmuesi shqiptar zgjidhet futbollisti më i mirë i muajit

May 4, 2024 | 8:08
SHPËRNDAJE

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajt mars te skuadra rumune, Rapid Bukuresht. 

Rrahmani

Lajmin e ka bërë të ditur Rapidi të premten. Rrahmani ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim gjatë muajit mars. 

Aktualisht, Rrahmani është golashënuesi i dytë më i mirë në Supeligën e Rumanisë. Në 27 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asistime.  Rapidi është në krizë rezultatesh, por Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë me gola. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura