Turi Hyska: “Apartamenti” ishte komercial, në “Grand Hotel” do të ndodhë gjithçka  

Feb 23, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Në fillim të muajit mars, sezoni i ri i humorit në ekranin e “Vizion Plus” do të nisë me ndryshime, për sa i përket show-t të humorit “Apartamenti 2 XL”. Producenti i këtij formati, Turjan Hyska, tha për gazetën “Panorama” se “’Grand Hotel 2xl’ është format krejt i ri, aktorë të rinj, xhirime në gjithë ambientet e këtij hoteli me 5 yje dhe të ftuar VIP. Ky show s’ka lidhje me ‘Apartamentin 2 Xl’, të cilin e kemi mbajtur thjesht për komercializëm. Ndërsa ‘Grand Hotel’ është një vendqëndrim, ku mund të ndodhë gjithçka”, ka sqaruar ai. Ndërsa publikun ai e fton kështu: “Kemi vendosur të bëjmë një investim gjigant duke hyrë në sektorin e turizmit. ‘Grand Hotel 2XL’ është sipërmarrje, ku çdokush mund të vijë dhe të na vizitojë. Nxitoni se rezervimet kanë filluar! Ky ‘Grand Hotel’ do të ketë të njëjtin staf aktorësh, si: Juli, Albano, Cubi, Egi, Visjani, Blini, Ina, Bledi, Altini, Petrina, Andrea, Uarda, Ori etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura