Trump firmos vendimin e rëndësishëm, njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Dec 6, 2017 | 19:23
SHPËRNDAJE

Presidenti Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të zhvendosin një ambasadë amerikane në Tel Aviv.

Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim.

Trump sot do të njoftojë vendimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do te filloje lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.

trump

Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme,Trump, në fjalimin e planifikuar, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët, transmeton REL.

Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.

Reagim te forte ka bere per kete edhe presidenti i Turqise, Erdogan, duke e quajtur levizjen si nje goditje te forte te ndergjegjes se njerezimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura