Trump shuan ëndrrat e shqiptarëve dhe jo vetëm: Nuk dua më në këtë vend njerëz…

Feb 23, 2018 | 22:35
SHPËRNDAJE

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do t’i japë fund programit të lotarisë së vjetër.

“Jo më lotari” – tha Trump për gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e premte.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Donald Trump.

trump

Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato.

Sipas Trump, kjo është një nga hapat e shumta që do të ndërmerrte për të përmbushur premtimet e fushatës së tij lidhur me emigracionin.

Masat shënjestrojnë më shumë se 50 kompani të transportit detar në Korenë e Veriut, por gjithashtu edhe në Kinë dhe Tajvan. “Shpresoj që ky hap do të sjellë gjëra pozitive”, ishin fjalët e presidentit amerikan.

I pari i Uashtingtonit mbrojti gjithashtu planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.

“Një mësues do ta kishte vrarë në vend agresorin, para se ai ta dinte se çfarë po ndodhte”, tha Trump. Më herët, presidenti kritikoi policin e armatosur, i cili qëndroi jashtë shkollës në Parkland gjatë të shtënave me armë. Sipas tij, efektivi tashmë i dorëhequr kishte bërë një punë shumë të keqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura