Trump gjithë shpresa, bën premtimin e guximshëm për koronavirusin: Brenda fundit të vitit…

May 15, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump foli të premten me konfidencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine.

7240B018-8C42-4379-AD28-78650B2F8CC2_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Ai konfirmoi se synimi i vendosur nga qeveria amerikane është për të pasur një vaksinë deri në janar të vitit 2021.

Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ja dalin “me apo pa vaksinën”.

I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.

Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura