Tritol biznesmenit në Lushnje, avokati: Ja ku ka qenë Shullazi

May 13, 2016 | 8:03
SHPËRNDAJE

Kundër dëshmisë se shtetasit A.K., pronar i një punishteje duralumini, qe denoncoi për se Shullazi i vuri tritol biznesit të tij, paraqiti prova se klienti i tij në atë kohë ka qenë jashtë Shqipërisë.

Pasaporta e Shullazit
Pasaporta e Shullazit

Në materialin kallëzues, që ishte pezulluar nga Prokuroria e Lushnjës, thuhet se në janar të këtij viti, 4 persona kanë shkuar pranë ambienteve të punishtes së familjes së A.K. dhe njëri nga ta është prezantuar si Emiljano Shullazi dhe ka kërkuar nga punëtori i punishtes të thërrasë pronarin.

Sipas burimeve, e gjithë punishtja monitorohej nga kamerat e sigurisë. Por, nga verifikimi i tyre, rezulton se pamjet filmike nuk janë. Për këtë takim, në kallëzimin e shtetasit A.K. thuhet se pas vizitës në punishte është telefonuar nga një person që ka kërkuar të takohej.

Por, pas refuzimit për takim, në kallëzim thuhet se më datë 25 janar pranë punishtes së duraluminit është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi eksplozivi, duke shkaktuar dëme materiale. Kjo dyshohet se është bërë nga Shullazi.

Avokati i të pandehurit, Alban Qafa e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë, sipas të cilit, klienti i tij në datën që ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtë Shqipërisë. Për të vërtetuar këtë, Qafa ka vënë në dispozicion për “Gazeta Shqiptare” dhe pasaportën e Emiljano Shullazit, ku tregon datën e ikjes, që sipas pasaportës është larguar më 23 janar 2016 dhe është rikthyer më datë 27 janar 2016.

Sipas avokatit, shtetasit A.K. i janë treguar edhe fotografitë e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit dhe biznesmeni nuk ka njohur asnjë prej tyre. Sipas Qafës, është verifikuar dhe numri i celularit që është telefonuar A.K. dhe nuk është asnjë nga numrat që përdorte Emiljano Shullazi. Gjithashtu, sipas Alban Qafës, është verifikuar edhe targa e “BMË”-së dhe nuk i përket asnjërit prej klientëve të tij.

Pak ditë më parë, mediat shkruan se kallëzim i ri është administruar në dosjen e Emiljano Shullazit nga prokuroria e krimeve të rënda, e cila ka nisur verifikimet pasi dëshmitë nuk përputhen me provat.

Burimet e prokurorisë thanë për gazetat pak ditë më parë se tregtari A. K. ka bërë denoncim në Policinë e Fierit se grupi i Shullazit i ka bërë presion për përfitim shumash monetare dhe i ka vendosur lëndë plasëse në pronat e tij. Sipas prokurorisë, në sistemin TIMS ka rezultuar se Shullazi ka qenë jashtë shtetit në ditën kur biznesmeni pretendon se ka ndodhur ngjarja pranë biznesit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura