Tri vite pasi iu bë atentat në Vlorë, zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit: Si i tremba atentatorët me pistoletë zhurmuese, hapa çantën dhe…

Apr 12, 2022 | 9:32
SHPËRNDAJE

Gati tri vjet pas atentatit me armë zjarri në Vlorë ndaj Inez Hajrullah, ky i fundit ka sqaruar para hetuesve se kishte qëlluar ndaj autorëve me një armë zhurmuese dhe kjo kishte bërë që ata të tërhiqeshin.

ines-hajrulla-tritol

“Sapo pashë këtë person që po vinte drejt lokalit, kam nxjerr nga çanta një pistoletë imituese lodër dhe kam filluar të qëlloj.

Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar, por di që një gjë të tillë, e kam bërë disa herë me radhë.

Për shkak të të shtënave që bëra, personi që zbriti nga makina dhe kishte armë automatike në dorë, është kthyer sërish prapa dhe ka hipur në makinë, duke u larguar drejt qytetit”, mësohet të ketë deklaruar ai.

ATENTATI

Atentati me armë zjarri ndaj Hajrullah u regjistrua më 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. I riu u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, ndërsa ndodhej brenda një bari. Fatmirësisht, Hajrulla arriti t’i shpëtonte atentatit me armë zjarri, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur rastësisht shtetasit Dajko Cenodemaj, i cili po konsumonte kafe në një nga lokalet në zonën e Lungomares.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, atë ditë Hajrulla ka qenë i shoqëruar me Ervis Matodashaj në ambientet e një lokali, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Autorët e maskuar u larguan me një automjet tip “Land Rover”, i cili përplasi dy automjete të tjerë për shkak të shpejtësisë, me të cilën po largohej nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se atentati ndaj të riut dështoi, në të kanë marrë pjesë plot 9 persona.

Nga hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Vlorës ka rezultuar si të përfshirë në këtë ngjarje, shtetasit: Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Dyshohej se atentati kishte lidhje me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë dhe lidhje me një ngjarje të ndodhur më 17 shkurt 2019. Në atë kohë, u vranë shtetasit Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho, ndërsa Armando Sulejmani mbeti i plagosur lehtë. t.n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura