Tre viktima nga koronavirusi në vend, mjeku Kalo ka apel të fortë: Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë, ndaj…

| 7:39
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka shkuar në tre, e numri i të prekurve është rritur në 89, mjeku i njohur Tritan Kalo ka një tjetër apel për shqiptarët. tritan kalo

Ai thekson se situate është serioze dhe shqetësuese, ndaj të gjithë duhet të bashkëpunojnë, duke qëndruar në shtëpi.

“Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë”- shkruan mjeku.

Postimi i Tritan Kalos

Edhe pse e Djelë 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë….Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domozdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19…..NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social….Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

  1. Orari i merkateve duhet tè jet mè i gjate qè njerzit tè dalin per tè bèr pazar kur te duan dhe tè qet,ama vetem per
    Ushqimin..

Comments are closed.