Tre të vetëvrarë në Durrës, brenda një dite!

Aug 28, 2018 | 19:13
SHPËRNDAJE

Vetëm gjatë ditës së djeshme, tre persona kanë humbur jetën në qarkun e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktimat janë helmuar me fotoksinë: Dy burra të moshës 50 e 69 vjeçe dhe një grua 56 vjeçe.

Fenomeni i vetëvrasjes vijon të mbetet një problem shqetësues në shoqërinë tonë. Shifrat treguan se në krahasim me 2016-ën, numri i vetëvrasjeve u rrit gjatë 2017-ës.

Sipas psikologeve, vetëvrasjet lidhen me gjendjen depresive të individëve dhe bëjnë apel që të mos nënvlerësohen individët që shfaqin shenja të depresionit, por të paraqiten për vizitë te ekspertët e shëndetit mendor.

fotoksine

Njoftimet zyrtare të Policisë lidhur me rastet:

  • Më datë 27.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
  • Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
  • Më datë 27.08.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi B.M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura