“Traktorë, makinë BMW dhe naftë” – vjedhjet e tij kapnin shifrën e miliona dollarëve/ Kërkohet burg për “skifterin” shqiptar, në Itali

Jan 16, 2020 | 20:37
SHPËRNDAJE

Policia e Castelvetro e Modenës ditën e sotme ka vënë në pranga një shtetas me kombësi shqiptare, pas një urdhri për burgim të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Bolonjës.

policia italiane

Ai kishte kërkuar 4 vite burg për shqiptarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Akumulimi i dënimit ka të bëjë me një seri vjedhjesh, që ka kryer shqiptari, si:

Correggio (RE) – vjedhja e një traktori me vlerë 40,000 euro,

Bomporto (MO) – 1500 litra naftë, dy vetura, një motor, si dhe pajisje të ndryshme bujqësore, dy traktorë me një vlerë prej 250,000,

Anzola Emilia (BO) – një automjet me markë BMW dhe dy traktorë

Serramazzoni (MO) – vjedhja e pajisjeve bujqësore,

Modena – dy traktorë bujqësorë me një vlerë 65,000 dhe 20,000 litra naftë,

Vjedhjet nga shqiptari janë bërë midis muajve Mars dhe Korrik 2016, ndërsa tani shqiptari po mbahet në burg, në Modena.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura