Tragjike/ Sherri për betonin, pas babait ndërron jetë në spital edhe nëna e Miraldit

Aug 4, 2017 | 23:20
SHPËRNDAJE

Ka marrë përmasa edhe më të rënda ngjarja e ndodhur pak dite me pare ne Tiranë, ku Mirald Metallari, 21-vjeçari pas nje sherri per betonin me te atin, qelloi mbi te duke e lene te vdekur ne oborrin e shtepise. Por ai qelloi me arme zjarri edhe mbi te emen e cila kishte nderhyre per te shuar sherrin mes babait dhe djalit. Ajo mbeti e plagosur rende dhe sot per fat te keq ka nderruar jete ne spital.

metallari

Informacioni zyrtar nga Policia:

Në lidhje me ngjarjen e datës 24.07.2017 , ku shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale qëlloi mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe plagosi të ëmën, shtetasen Nurie Metallari 47 vjeçe, ju bëjmë me dije se :

Sot më datë 04.08.2017, rreth orës 08:00, ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasia N.M., 47 vjeçe.

Shtetasi Mirald Metallari është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

metallari (1) auto_20401056-10212746686877569-279700502-n_1500901445-99396341500963828

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura