Tragjike/ Humb jetën 19 vjeçari shqiptar në Greqi, u gjet në trotuar me plagë në kokë

Jan 10, 2018 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shtetin fqinj, Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gargalianoi në Greqi, ku i riu u gjet i shtrirë në trotuar të premten e kaluar.

ambulanca-greke-1

Prej disa ditësh i riu shqiptar ndodhej në gjendje kritike për jetën në spital por mediat greke shkruajnë se ditën e djeshme ka shfaqur komplikacione çka ka çuar edhe në mos fitimin e betejës me vdekjen. 19-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Dyshimet e para për të flasin për një rënie nga lartësia në trotuar, por ende nuk ka një njoftim zyuurtar pasi rasti është ende nën hetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura