Tragjedi/ Shembet pllaka e betonit teksa po luteshin në tempull, besimtarët bien në pusin 12 metra të thellë! Raportohet për 45 viktima

Mar 31, 2023 | 12:07
SHPËRNDAJE

Të paktën 45 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin indian të Madhya Pradesh.

pus

14 të tjerë janë shpëtuar dhe një person rezulton i zhdukur. Viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur u shemb për shkak të peshës së tyre.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin 12 metra të thellë, i cili u shemb dhe ata përfunduan brenda.

Tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë.

Kryeministri Shivraj Singh Chouhan do japë kompensim prej 6000 dollarë për të afërmit e viktimave dhe 60 dollarë për të plagosurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura