Trafikuan armë nga Shkodra drejt Tiranës, Gjykata lë në burg ish-efektiven e burgjeve dhe katër të rinjtë

Mar 28, 2024 | 12:52
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 të rinjtë dhe ish-efektiven e burgjeve, të arrestuar për trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës.

denisa-halilaj-5-te-rinjte-trafik-armesh

Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “Repishti” u vunë në pranga Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe (ish-efektive e policisë së burgjeve) dhe Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Të rinjtë u kapën nga uniformat blu në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krëhër e municion luftarak.

Mësohet se ata kishin vendosur 4 automatikë dhe 5 pushkë në një valixhe në bagazhin e mjetit tip BMW, që drejtohej nga Mirjan Hasaj. Dyshohet se pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë”, raportoi policia.

LEXO EDHE: Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, arrestohen 5 të rinj dhe sekuestrohen 9 armë zjarri. Detajet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura